Botë

SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale

SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale
Foto: Ilustrim
 

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e fundit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë, njoftoi Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Infrastrukturës thanë se aktivitetet e hakerëve të mbështetur nga Rusia, datojnë së paku nga fundi i shtatorit.