Botë

Pas shtimit enorm të rasteve, Gjermania ngulmon në respektimin e masave

Pas shtimit enorm të rasteve, Gjermania ngulmon në respektimin e masave

Instituti i shëndetit publik në Gjermani ende shpreson se përhapja e koronavirsuit në vend mund të vihet nën kontroll, po qe se qytetarët u binden rregullave bazë të mbrojtjes, siç janë distanca sociale dhe mbajtja e maskave.

Instituti ka insistuar se njerëzit mund të marrin masa duke shmangur tubimet private. Të dhënat e fundit kanë treguar se përhapja e madhe e COVID-19 ka nisur shkaku i tubimeve të mëdha, si ahengjet, transmeton KOHA.