Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja kalon mbi 1 milion raste me koronavirus

Spanja ka regjistruar më shumë se 1 milion raste me koronavirus, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropën Perëndimore që e ka kaluar këtë shifër.

Të mërkurën vendi ka raportuar 16.973 infektime dhe 156 vdekje në 24 orët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që kur u regjistruan rastet e para më 31 janar, Spanja ka arritur shifrën 1.005.295 e të infektuarve, shkruan BBC, transmeton KOHA.

Ajo është bërë vendi i gjashtë në botë për raportimin e më shumë se 1 milion rasteve, pas SHBA-së, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës.