Botë

Stoltenbergu hedh poshtë largimin e nxituar të NATO-s nga Afganistani

Stoltenbergu hedh poshtë largimin e nxituar të NATO-s nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake nuk do të largohet nga Afganistani derisa të plotësohen kushtet e sigurisë, meqë dhuna në rritje është duke kërcënuar ndërprerjen e bisedimeve të brendshme për paqe, që po zhvillohen në Katar.

“Ne kemi shkuar në Afganistan bashkë, do të ndryshojmë bashkë dhe kur të jetë koha, kur të plotësohen kushtet, do të largohemi së bashku në mënyrë të koordinuar. Ky është përkushtim i të gjithë aleatëve dhe unë jam plotësisht i sigurt që të gjithë aleatët do ta zbatojnë këtë përkushtim”, ka thënë Stoltenberg para gazetarëve në Bruksel të mërkurën, pak para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.