Botë

Britani: Konservatorët duket se nuk do ta fitojnë shumicën e duhur

Agjencia Reuters, pastaj rrjetet britanike televizive, BBC dhe Sky News, në projektimet e tyre të bazuara në rezultatet e pjesërishme të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura dje në Britani, paralajmërojnë se Partia Konservatore e kryeministres, Theresa May, do ta humbë shumicën e saj në parlament.

Humbja e shumicës prej 330 deputetëve, sa i kishin deri tash konservatorët, me gjasë do të krijoj një situatë të trazuar dhe krijon dyshime për përpjekjet e zonjës May për forcimin e pozitës së saj në negociatat për dalje nga Bashkimi Evropian.