Botë

Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi

Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi
Një helikopter rus Mi-35 gjatë një trajnimi në Nish të Serbisë, në janar të këtij viti

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi të martën se ka nisur procedurën për hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, në përputhje me një marrëveshje midis këtyre dy qeverive.

"Qëllimi i krijimit të zyrës përfaqësuese të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë është të ofrojë mbështetje dhe zgjidhje më të shpejtë të çështjeve, që lidhen me ndihmën ushtarake-teknike, bashkëpunimin ushtarak dhe ushtarako-teknik, në përputhje me marrëveshjen e Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë për bashkëpunimin ushtarako-teknik", thuhet në njoftim.