Botë

Fushata për president Trump - Biden hyn në fazën e fundit

Fushata për president Trump - Biden hyn në fazën e fundit

15 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, demokrati Joe Biden vazhdon të kryesojë në sondazhet kombëtare ndaj presidentit republikan Donald Trump, ndërsa miliona amerikanë po votojnë para datës së zgjedhjeve.

Një kombinim rezultatesh nga sondazhet tregon se zoti Biden, ish-nënpresident dhe një faktor i skenës politike të Amerikës prej afro një gjysmë shekulli, me një epërsi prej 9 ose 10 për qind në shkallë vendi dhe ndoshta gjysmën e kësaj epërsie në shtetet që do të përcaktojë rezultatin. Presidenti Trump vazhdon të jetë i bindur se do të rizgjidhet.