Botë

Lisa Montgomery, gruaja e parë që do të ekzekutohet në SHBA prej vitit 1953

Lisa Montgomery, gruaja e parë që do të ekzekutohet në SHBA prej vitit 1953
Foto: AP

Qeveria amerikane do të ekzekutojë një grua për herë të parë që nga viti 1953. Sipas njoftimit të CNN, Lisa Montgomery, më 8 dhjetor të këtij viti, do ekzekutohet përmes dhënies së injeksionit vdekjeprurës në trupin e saj. Ajo në vitin 2004 ishte dënuar për vrasjen e një gruaje shtatëzënë në muajin e tetë, ku më pas ia kishte prerë barkun dhe rrëmbyer foshnjën.

Montgomery nuk është personi i vetëm që pritet të ekzekutohet këtë vit. Departamenti i Drejtësisë ka caktuar datat edhe për dy të tjerë. Gruaja e fundit që ishte ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Head, më 18 dhjetor të vitit 1953, që sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA-në, ishte dënuar për rrëmbim dhe vrasje.