Botë

Për herë të parë nga prilli, Gjermania regjistron mbi 5,000 raste me koronavirus

Foto: Reuters
 

Gjermania ka regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill, ka njoftuar agjencia kombëtare për kontrollin e sëmundjeve në këtë shtet.

Shifrat e publikuara të mërkurën nga Instituti Robert Koch, kanë treguar se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122, të martën.