Botë

Kryeministri i Polonisë në karantinë pas kontaktit me një person të infektuar me koronavirus

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, është futur në karantinë pasi ka pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus, raporton agjencia Reuters

Njoftimi i Morawieckit erdhi pasi Polonia raportoi për 5068 raste të reja me koronavirus të martën. Është hera e dytë që kalohet shifra e 5000 të infektuarve

“E kam zbuluar të premten se kam pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Si rezultat dhe duke u bazuar në procedurat sanitare do të karantionohem”, ka thënë Morawiecki në një video-mesazh në rrjetet sociale. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e mi dhe Qeveria po punon normalisht”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Piotr Muller, ka treguar se Morawiecki ka qenë në kontakt me një zyrtar të shërbimit shtetëror, që ofron siguri për Qeverinë. Është e paqartë nëse ai do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian të enjten apo të premten.