Botë

Rritet numri i viktimave në Nago-Karabak, palët mohojnë shkeljen e armëpushimit

Rritet numri i viktimave në Nago-Karabak, palët mohojnë shkeljen e armëpushimit
Foto: Reuters

Forcat armene dhe azere po vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit humanitar, që u arrit gjatë të shtunës. Armenia raporton se 542 pjesëtarë të ushtrisë u janë vrarë deri më tani, 17 vetëm gjatë ditës së hënë, ndërsa Azerbejxhani njofton se janë vrarë 42 civilë dhe 206 të plagosur që nga 27 shtatori, kur kanë filluar zyrtarisht luftimet. Ata nuk kanë dhënë shifra të vdekjeve së ushtarakëve.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit ka thënë se forcat armene po bombardojnë territoret e tyre të Goranboy, Terter dhe Aghdam, duke e shkelur rëndë armëpushimin humanitar.