Kërcënohet me thikë sigurimi i një klubi nate në Angli, publikohen pamjet e rastit
Foto: Ilustrim
Një pjesëtar i sigurimit të një klubi nate, Colin Edwards, ka përjetuar një moment shumë të rëndë teksa kryente punën e tij. Atij ia ka rrezikuar jetën një 42-vjeçar, i quajtur Arvin Ramchurn, që kishte tentuar të futej në lokal me një thikë të gjatë.
Rasti ka ndodhur në qytetin Southampton ndërsa Ramchurn pas fjalosjes, ka tentuar ta sulmojë zyrtarin e sigurimit.
Pjesëmarrësit në lokal që patën ngjarjen kanë ikur të tmerruar ndërsa sipas DailyMail, Edwards ka deklaruar më pas se ndihet i tmerruar nga rasti.
“Ndihem i tronditur nga ajo që ka ndodhur. Unë nuk bëra asgjë për ta provokuar atë ose nuk meritoja të trajtohesha në atë mënyrë. Thjeshtë po bëja punën time”, ka deklaruar Edwards.
Ndërsa, Ramchurn ka thënë se ndihet fajtor për kërcënimin e bërë. Ai nga Gjykata u dënua me kusht.