Botë

Shtyhen bisedimet për Sirinë

Descriptive Text

Bisedimet e paqes për Sirinë, nën drejtimin e Rusisë, Iranit dhe Turqisë, parashikuar për më 12-13 qershor në Astana, u shtynë në një datë të pacaktuar, njoftoi sot diplomacia kazake.

“Sipas informacioneve të dhëna nga vendet garante të procesit të paqes në Astana, përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit do të vazhdojnë në ditët dhe javët e ardhshme takimet e punës në kryeqytetet respektive, në nivel ekspertësh”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë kazake të Punëve të Jashtme, Anouar Jainakov, cituar nga agjencia e lajmeve “Ria Novosti”.

Këto takime parashikojnë veçanërisht harmonizimin e çështjeve lidhur me krijimin e zonave pa luftime në Siri dhe riforcimin e armëpushimit, sipas të njëjtit burim.

Kjo seancë bisedimesh u njoftua në fillim të qershorit nga një zëvendësministër rus i Punëve të Jashtme.