Botë

Polonia gjobit Gazpromin me 6.5 miliardë euro shkaku i tubacionit

 

Autoriteti polak i konkurrencës ka gjobitur gjigantin rus të gazit Gazprom me 6.5 miliardë euro, që ka vazhduar projektin e ndërtimit të tubacioneve Rrjedha e Veriut 2 për në Gjermani, pa siguruar aprovimin, raporton agjencia AP. Autoriteti ka thënë se ky projekt i dëmton konsumatorët polakë dhe rritë varësinë e Evropës nga importi rus.

Gazprom ka thënë se do ta apelojë vendimin..