Botë

Katër fëmijë dhe një grua vriten me thikë e çekiç në një familje në Paris

Katër fëmijë dhe një grua vriten me thikë e çekiç në një familje në Paris
 

Pesë veta kanë vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe pesë persona tjerë janë lënduar pas një sulmi brenda një familjeje në Paris, Francë.

Policia në vendin e ngjarjes, të shtunën, gjeti armë të ftohta si thikë dhe çekiç, derisa një burrë, i cili po ashtu ka plagë të lehta, është duke u hetuar si i dyshuari kryesor, përcjell Mirror.