Botë

Spanja kap 30 tonë hashash

Autoritetet në Spanjë kanë kapur më shumë se 30 tonë hashash të fshehur në katër barka.

Ky ishte aksioni më i madh kundër drogës në Spanjë.

Gjatë aksionit janë arrestuar nëntë shtetas bullgarë dhe disa qytetarë rusë.

Sipas njoftimit të Qeverisë spanjolle, në këtë aksion është goditur rëndë logjistika e liderëve të krimit të organizuar në Bullgari dhe janë prishur vijat e trafikimit të drogës që ishin forcuar shumë gjatë pandemisë.

Në fillim të vitit 2020, në Spanjë ishin sekuestruar 4.6 tonë hashash nga i njëjti grup kriminal.