Botë

Dy të vdekur e 194 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Dy persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit si pasojë e COIVD-19, ndërsa janë regjistruar edhe 194 të infektuar të rinj.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka treguar se në 24 orët e fundit janë testuar 1697 mostra, ndërsa prej tyre 194 kanë rezultuar pozitive. Më së tepërmi raste janë regjistruar në Shkup, 77 sosh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 158 pacientë.

Në Maqedoni të Veriut në total janë regjistruar 17.977 të infektuar me koronavirus, ndërsa 739 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 14.959, ndërsa janë 2279 raste aktive.