Botë

Debati Trump-Biden: Retorikë e zjarrtë dhe sulme personale

Debati Trump-Biden: Retorikë e zjarrtë dhe sulme personale
Foto: AP

Kandidati presidencial demokrat në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden dhe presidenti, Donald Trump, i kaluan 90 minuta kaotike në debatin e tyre të parë presidencial, me ndërprerje të fjalës dhe përplasje verbale, duke nxjerrë në pah stilet shumë të ndryshme të dy kandidatëve për president.

Ata debatuan për pandeminë e koronavirusit, nominimin e një gjykatëse të re të Gjykatës Supreme, rendin dhe ligjin si dhe marrëdhëniet racore.