Botë

Brazili regjistron mbi 32 mijë raste të reja me koronavirus

Brazili regjistron mbi 32 mijë raste të reja me koronavirus

Brazili ka regjistruar 32.058 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë të martën, raporton agjencia Reuters.

Si pasojë e COVID-19 në Brazil në 24 orët e fundit kanë vdekur 863 persona. Brazili ka regjistruar mbi 4.7 milionë raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve është 142.921.