Botë

Dy peshkatarë palestinezë vriten në ujërat egjiptiane

Trupat e pajetë e dy peshkatarëve palestinezë për të cilët zyrtarët thonë se u vranë nga forcat detare egjiptiane, janë gjetur të shtunën në Gaza.

Siç bën të ditur grupi islamist Hamas, peshkatarët që ishin vëllezër, u qëlluan të premten në brigjet pranë qytetit kufitar jugor të Rafah. Ndërsa, vëllai i tretë është plagosur dhe po trajtohet në Egjipt, shkruan Reuters.

“Nuk ka asnjë justifikim për trajtim të dhunshëm ndaj atyre që kërkojnë të sigurojnë jetesën e fëmijëve të tyre”, u tha në një deklaratë të Hamas.

Zyrtarët egjiptianë akoma nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim lidhur me këtë ngjarje, ndërsa kanë shtuar se akoma është e paqartë nëse anija e peshkimit kishte kaluar në ujërat egjiptiane.