Botë

Arrestohet një person në Kanadë pasi gënjeu se i ishte bashkuar ISIS-it

Arrestohet një person në Kanadë pasi gënjeu se i ishte bashkuar ISIS-it
Foto: AP

Policia në Kanadë ka arrestuar një person pasi kishte gënjyer për pjesëmarrje në Shtetin Islamik.

Policia deklaroi akuzat kundër Shehroze Chaudhry, i cili operonte nën emrin “Abu Huzayfah al-Kanadi”, të premten, transmeton KOHA. Ai akuzohet mbi bazën e ligjit për terrorizëm dhe mashtrim, prej të cilit mund të dënohet deri në pesë vjet.