6,595 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Rusi, shifra më e lartë kjo që nga mesi i korrikut.
Në kryeqytetin rus rastet kanë arritur pikun e infektimeve, që prej qershorit kur ishte numër i lartë i tyre.
Rusia ka regjistruar më shumë se 1.1 milion raste, me gati 20,000 të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë dhe tani zyrtarët thonë se mund të vijë një valë e dytë e infektimeve në vend, raporton BBC.
Moska tashmë ka regjistruar vaksinën e parë për koronavirus, megjithëse ekspertët kanë thënë se provat kanë qenë të pakta për të provuar sigurinë dhe efikasitetin e saj, transmeton KOHA.
Muajin e kaluar, presidenti Vladimir Putin tha se vaksina ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme dhe se një prej tyre i ishte dhënë vajzës së tij.