Botë

Në SHBA shifra e të vdekurve nga COVID-19 e kalon atë 200 mijë

Shifra e të vdekurve në SHBA si pasojë e COVID-19 e ka kaluar atë 200 mijë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, raporton BBC.

Më tepër se 6.8 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi në SHBA, më tepër se në çdo shtet tjetër.

Në mars, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte thënë se nëse vdekjet janë mes 100 mijë dhe 200 mijë, atëherë SHBA-ja ka bërë punë shumë të mirë.

Universiteti John Hopkins ka raportuar se numri i të vdekurve në SHBA nga COVID-19 sot ka arritur në 200.005.