Botë

I vendosën zjarrin fabrikës ku humbën jetën 260 persona, autorët dënohen me varje

Dy burra janë dënuar me varje në mes të qytetit nga gjykata në Karaçi pasi u shpallën fajtorë për vendosjen e zjarrit në fabrikën e veshjeve në Pakistan.

Abdul Rehman dhe Zubair Charya dy të akuzuarit ishin punonjës të fabrikës dhe sipas deklaratave të bëra nga gjykata rezulton se shkaku i vendosjes së zjarrit ishte sepse ata nuk kishin marrë akoma rrogën nga pronarët e fabrikës.

Ky zjarr ndodhi në vitin 2012 ku, siç transmeton Koha Jonë raportimet e mediave të atjeshme, fatkeqësisht humbën jetën 260 njerëz të cilët mbetën të bllokuar sepse ndërtesa nuk kishte asnjë dalje emergjente.

Më shumë se 24 orë pasi filloi ferri, ekipet e shpëtimit po luftonin ende për të nxjerrë trupat e vdekur dhe për të shpëtuar të plagosurit qe ndodheshin brenda.

Shumë punëtorë u hodhën nga katet e sipërme, ndërsa të tjerë nuk mundëm për shkak të grilave metalike të cilat ishin të vendosura në dritare.

{gallery}