Botë

Italia me referendum ul numrin e deputetëve nga 630 deputetë në 400

Italia me referendum ul numrin e deputetëve nga 630 deputetë në 400

Gjatë fundjavës që lamë pas qytetarët italinë u janë drejtuar qendrave të votimit në një referendum për madhësinë e parlamentit dhe në zgjedhjet rajonale në të gjithë vendin. Siç shkruajnë mediat italiane ky votim u shtri në dy ditë, në datat 20 dhe 21 shtator.

Nga sondazhet e publikuara të hënën treguan se 60 deri në 67 % e atyre që votuan kanë mbështetur masat për reduktimin e anëtarëve të dhomës së ulët dhe asaj të sipërme të Parlamentit në 600 njësi nga 945 në total.