Botë

Gazeta e akuzuar konteston pretendimin e Meghan Markleit

Avokatët e një gazete britanike që po akuzohet se ka cenuar privatësinë e Meghanit, gruas së princit britanik Harry, kanë argumentuar se ajo ishte pajtuar që hollësitë e jetës së saj të publikoheshin, duke iu referuar një libri për jetën e çiftit mbretëror.

Meghan, e cila ka titullin Dukesha e Sussexit, ka paditur “Associated Newspapers” për shkrimin e “Mail on Sunday” se vjet publikoi pjesë të një letre dorëshkrim që ia kishte dërguar babait Thomas Markle në gusht të vitit 2018.

Në një dokument që është dorëzuar në një gjykatë londineze, avokatët kanë thënë se gazeta kishte vepruar në pajtim me “Finding Freedom”, biografi e Harryt dhe Meghanit.

Avokatët pretendojnë se teksti i gazetës bazohej me të madhe në përmbajtjen e librit, ku kishte bashkëpunim të çiftit. Pas publikimit të biografisë, një zëdhënës i çiftit ka thënë se asnjëri prej tyre nuk ishte intervistuar e as nuk kishte kontribuar për të.