Botë

Për SHBA-në, OKB-ja “eksperiment i suksesshëm”

Duke folur në 75-vjetorin e Kombeve të Bashkuara, zëvendëspërfaqësuesja amerikane, Cherith Norman Chalet, ka thënë se OKB-ja është “eksperiment i suksesshëm”.

Kombet e Bashkuara po shënojnë 75-vjetorin me shpresën se do të ruajnë periudhën më të gjatë në historinë moderne pa konfrontim ushtarak ndërmjet shteteve më të fuqishme të botës.

Bota po polarizohet përherë e më shumë dhe po përballet me pandeminë, me konfliktet në Lindje të Mesme dhe Afrikë dhe me ekonominë botërore që po tkurret si rrallëherë. Por OKB-ja e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, që shkaktoi shkatërrim, mbetet adresa kryesore ku shtetet takohet për bisedime.