Botë

Boshnjakët përpiqen ta heqin “hotelin e tmerreve” nga Google

Boshnjakët përpiqen ta heqin “hotelin e tmerreve” nga Google
Foto: Wikimedia Commons/Aleksandar Bogicevic

Kundërshtarët e irrituar të përpjekjeve për ta reklamuar një hotel famëkeq në Bosnje, e kanë kthyer vëmendjen e tyre kah gjiganti i kërkimeve në internet, Google.

Autoritetet në rajonin e banuar me shumicë serbe, Republika Sërpska, së voni kanë përfshirë hotelin Villina Vllas - një pushimore që para-ushtarakët serbë e kanë shfrytëzuar për të vrarë, përdhunuar dhe abuzuar myslimanë në luftën e Bosnjës - në mesin e vendeve ku qytetarët mund të shpenzojnë kuponët e shtetit, për të ndihmuar sektorin e turizmit gjatë pandemisë së koronavirusit.