Botë

SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndaljen e internetit në Bjellorusi

SHBA-ja dhe 28 vende tjera dënojnë ndaljen e internetit në Bjellorusi

Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për mbylljen e Internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale "të manipuluara" muajin e kaluar.

"Krahas masave kufizuese dhe kërcënimeve të përdorura kundër kandidatëve të opozitës dhe arrestimeve masive të anëtarëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve bjellorusë, veprimet për të kufizuar hyrjen në internet, duke përfshirë mediat sociale dhe platformat e tjera të komunikimit, shkatërrojnë më tej hapësirën qytetare", tha deklarata e lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.