Botë

Arrestohen nëntë serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës

Arrestohen nëntë serbë të Bosnjës nën akuzat për krime të luftës
Foto: Reuters

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë thonë se ata kanë arrestuar nëntë serbë etnikë të dyshuar për përfshirje në vrasjet e 44 civilëve myslimanë gjatë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Nëntë burrat, të gjithë ish-oficerë dhe ushtarë serbë të Bosnjës, dyshohet se kanë "planifikuar, organizuar dhe marrë pjesë" në vrasjet dhe persekutimin e civilëve myslimanë në zonën e Sokollacit në Bosnjën juglindore, njoftoi zyra e prokurorit më 16 shtator.