Botë

Sërish zjarr në Bejrut, i treti brenda javës

Një tjetër zjarr ka shpërthyer në një qendër tregtare në ndërtim në Bejrut, duke shënuar zjarrin e tretë brenda një jave në një qytet që ende “dridhet” nga shpërthim shkatërrues gushtit.

Zjarrfikësit shuan flakët menjëherë, ndërsa u dëmtua një cep i çatisë me rrjetë të “Beirut Souks”, transmeton Koha Jonë.

Nuk ka raportime për lëndime dhe shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Ndërtesa është projektuar nga praktika e arkitektes së njohur të ndjerë britaniko-irakiene, Zaha Hadid.

Javën e kaluar, dy zjarre në port shkaktuan alarm dhe sollën zemërim tek qytetarët, të cilët kanë akuzuar elitën qeverisëse për korrupsion, neglizhencë dhe keqmenaxhim.