Botë

Qindra mijëra hektarë në tri shtete amerikane nën pushtetin e flakëve

Rreth 50 vatra të mëdha zjarri po shkatërrojnë tre shtetet fqinje të Bregut Perëndimor të SHBA-së, Kaliforni, Oregon dhe Uashington.

Guvernatori i Oregonit, Kate Brown, thotë se disa situata kanë qenë mjaft të tmerrshme për të bërë që edhe zjarrfikësit të tërhiqen.

“Oregon ka përjetuar zjarre historike pothuajse çdo vit, por zjarret e këtij viti janë “të pashembullta. Kjo është padyshim një ngjarje një herë në një brez “, tha ajo.

Qindra mijëra hektarë po digjen dhe mijëra njerëz janë evakuuar në një pjesë, pas nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta që favorizojnë flakët e pakontrolluara.

Në Oregon, mijëra lanë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar flakëve që tashmë kanë djegur më shumë se 230,000 hektarë.