Botë

Refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave për ekstradim të Assangeit

Foto: Reuters
 

Një gjykatës britanik ka kundërshtuar të hënën kërkesën e avokatëve të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, për të shtyrë seancat e tij dëgjimore për ekstradim, në vitin e ardhshëm.

Assange është duke luftuar përpjekjet e prokurorëve amerikanë që synojnë ta dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, ku 49-vjeçari australian kërkohet të gjykohet për 18 akuza, që lidhen me publikim të sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike një dekadë më parë.