Botë

Franca regjistron afro 5.000 raste të reja me koronavirus

Franca regjistron afro 5.000 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Francës ka raportuar për 4.982 raste të reja me koronavirus të martën, që është një rritje për dallim nga një ditë më parë kur u regjistruan 3.082 raste, shkruan agjencia Reuters.

Në Francë numri i të infektuarve është duke u rritur. Javën e kaluar brenda një dite ishin regjistruar afro 7.400 raste të reja.