Botë

Afrohen Greqia e Maqedonia

Ministri i Jashtëm maqedonas pritet të vizitojë Greqinë së shpejti me ftesë të homologut të tij grek, ndërsa dy vendet ngjallin shpresën e zgjidhjes së polemikës së emrit, e cila ka bllokuar rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

Dimitrov, ministri i ri i Jashtëm i Maqedonisë, do të udhëtojë në Greqi i ftuar nga homologu i tij grek, Nikos Kotzias, transmeton ina. Data e saktë e vizitës nuk është zbuluar ende.