Botë

Franca regjistron ditën e dytë më të rëndë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Franca regjistron ditën e dytë më të rëndë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Franca të enjten ka regjistruar 6111 raste të reja me koronavirus, duke e bërë këtë ditën më të rëndë me raste të reja që nga përfundimi i masave izoluese dhe ditën e dytë më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

Dita më e rëndë me rastet e reja në Francë ishte më 30 mars kur ishin regjistruar 7578 raste, raporton “Reuters”.