Botë

Mlladiqi thotë se ka punuar “me ndershmëri” në paqe dhe në luftë

Mlladiqi thotë se ka punuar “me ndershmëri” në paqe dhe në luftë
 

Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, iu adresua të mërkurën Gjykatës në Hagë, ku u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e seancës dëgjimore për një apel kundër dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Mlladiq është dënuar në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.