Botë

Pas më shumë se 4 muajsh ri-infektohet me COVID-19 një person në Hong Kong

Pas më shumë se 4 muajsh ri-infektohet me COVID-19 një person në Hong Kong
 

Një burrë nga Hong Kongu është ri-infektuar me COVID-19 pas katër muajsh e gjysmë kur kishte rezultuar pozitiv herën e parë, por që ishte shëruar plotësisht.

33-vjeçari ishte shëruar dhe ishte lëshuar nga spitali në prill, por rezultoi pozitiv sërish pasi u kthye nga Spanja më 15 gusht.