Botë

Arrestohet ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon

Arrestohet ish-këshilltari i Trumpit, Steve Bannon
Foto: Reuters
 

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, është arrestuar me akuzën se ai dhe tre të tjerë mashtruan donatorët me qindra mijëra dollarë në një skemë fondesh në internet të njohur si "Ne ndërtojmë murin".

Prokurorët federalë pretenduan se Bannon dhe tre të tjerë "orkestruan një skemë për të mashtruar qindra mijëra donatorë" në lidhje me fushatën në internet për mbledhjen e më shumë se 25 milionë dollarëve, për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.