Botë

Fillon gjyqi për abuzimin seksual të fëmijëve në Gjermani

Foto: Reuters
 

Një kuzhinier ka dalë në gjyq të Këlnit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij. Ky rast është pjesë e hetimit më të madh të pedofilisë në Gjermani.

Policia ka thënë se qindra njerëz në rrjete të pedofilisë kanë parë fotografitë që 43-vjeçari Jorg L., i ka postuar në shërbimin zviceran të sigurisë së mesazheve “Threema”.