Botë

Me mijëra protestues në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut

Me mijëra protestues në Izrael kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut
Foto: Reuters

Me mijëra protestues janë kthyer në rrugët e Jerusalemit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyhau për shkak akuzave për korrupsion dhe keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Protestuesit u përleshën me policinë deri në orët e vona të së shtunës dhe herët të dielën jashtë rezidencës së kryeministrit, i cili para disa dite bëri marrëveshje historike me Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Al Jazeera.