Bloomberg kompenson me 15 milionë dollarë tërheqjen e SHBA nga Marrëveshja e Parisit

Bloomberg kompenson me 15 milionë dollarë tërheqjen e SHBA nga Marrëveshja e Parisit

05 June 2017 12:45

Michael Bloomberg, miliarderi i fuqishëm që ka qenë edhe kryetar i bashkisë së Nju Jorkut, është angazhuar që përmes përpjekjeve të tij të garantojë se Amerika do t’u përmbahet kushteve të Marrëveshjes së Parisit.

Pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se Amerika po tërhiqej nga marrëveshja globale për klimën pasi dëmtonte ekonominë amerikane, Bloomberg njoftoi se do të dhurojë 15 milionë dollarë për të mbështetur agjencinë e OKB-së që punon për të zbatuar angazhimet e Marrëveshjes së Parisit. Sipas faqes elektronike të zotit Bloomberg, fondet që ai po dhuron përfaqësojnë shumën që do të humbasin Kombet e Bashkuara pas tërheqjes së qeverisë amerikane nga marrëveshja globale.

“Amerikanët do të përmbushin zotimet në bazë të Marrëveshjes së Parisit, me angazhim nga poshtë-lart dhe Uashingtoni nuk ka si na ndal,” thotë zoti Bloomberg.

Sipas gazetës New York Times, Michael Bloomberg është gjithashtu nismëtar i një projekti nga disa qytete, shtete dhe kompani amerikane për t’i paraqitur OKB një plan për të realizuar zotimin e mëparshëm të Amerikës për reduktimin e gazeve ndotëse.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme