Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së veriut informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit nga 1848 teste të realizuar për të dyshuar të prekur me Covid-19, 141 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Betejën me virusin korona e kanë humbur dy pacientë, një pacientë nga Shkupi 88 vjeç dhe një paciente nga Kërçova 80 vjeçe.
Inistituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së veriut njoftoi po ashtu se në 24 orët e fundit ka regjistruar 175 pacientë të shëruar.
Në total në këtë republikë të infektuar janë konfirmuar 12357 persona, të vdekur 532, të shëruar 8662, dhe raste aktive 3163 individë.
Në Kroaci janë regjistruar 180 raste të reja me koronavirus, ndërsa një person ka vdekur. Në total në Kroaci janë regjistruar 6050 të infektuar, prej tyre 161 kanë përfunduar me fatalitet. Janë 811 raste aktive.
Në Serbi janë regjistruar tri raste me fatalitet nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 247 të infektuar të rinj.