Botë

India raporton rekord të rasteve të reja me COVID-19

India ka regjistruar shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus. Nga autoritetet e Indisë është njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 66.999 raste të reja, duke e arritur shifrën totale në afro 2.4 milionë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë vdekur 942 persona nga COVID-19, duke çuar shifrën totale në 47.033.

India ka raportuar mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus për 15 ditë rresht.