Botë

Britania me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID që nga qershori

Në Britani të Madhe sot janë konfirmuar 1148 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë ditore që nga 21 qershori, raporton Reuters.

Të dhënat e qeverisë bëjnë të ditur se numri i të infektuarve në total tani ka arritur në 312,789, transmeton KOHA.

Që nga qershori kjo është hera e dytë që shifrat kalojnë mbi 1 mijë. Rasti tjetër ishte të dielën ku raportohej për 1062 raste të reja.