Botë

Pas pesë muajve pakistanezët hapin restorantet

Pakistanezët u dyndën në palestra, salone dhe restorante për herë të parë pas pesë muajve, pasi ishin të mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton Reuters.

Pakistani ka regjistruar më shumë se 280 mijë raste me COVID-19 dhe afër 6100 viktima, por që nga qershori ka pasuar rënie, kur kishte shënuar 7 mijë të prekur e 118 viktima në vetëm një ditë, transmeton KOHA.

Të dielën ky vend ka regjistruar 539 të infektuar e vetëm 15 viktima.

“Falë Zotit qeveria ka lejuar ushqyerjen brenda, po funksiononim me ‘merre me vete’, por tani bizneset do të përmirësohen”, ka thënë Sher Khan, pronar i një çajtore në një zonë të mrekullueshme në Karachi, qyteti më i madh në Pakistan.