Botë

Greqia “zyrtarisht” në valën e dytë të pandemisë

Foto: Getty Images

Greqia ka hyrë “zyrtarisht” në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit, ka thënë një nga top-ekspertët grekë për “The Guardian”.

Pasi regjistroi 203 raste të dielën – ditën me shifrën më të lartë deri tash – Greqia është, sipas ekspertit, në test të aftësive të veta për të parandaluar apo për të dështuar në përballjen me virusin.

“Mund të themi që Greqia ka hyrë zyrtarisht në valën e dytë të epidemisë. Kjo është pika kur ne mund ta fitojmë ose ta humbim betejën”, ka thënë Gkikas Magiorkinis, profesor në Universitetin e Athinës. Ai ka thënë se shteti duhet të presë rritje deri në 350 raste për ditë, nëse nuk ka ndalje tash të virusit.

Sipas ekspertit, turizmi ka luajtur rol në rritjen e papritshme të rasteve të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Vasilis Kikilias, ka paralajmëruar të hënën se do të ketë masa shtesë nëse shohin se shpërndarja e virusit po rritet rrezikshëm.

Deri tash në Greqi janë regjistruar më shumë se 5600 raste me COVID-19 e 212 viktima.