Botë

Pelosi: Kërcënimi në zgjedhje nga Rusia më i madh se nga Kina

Pelosi: Kërcënimi në zgjedhje nga Rusia më i madh se nga Kina
Foto: AP

Kryetarja e dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka thënë të dielën se kërcënimi i ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës në procesin zgjedhor të SHBA-së nuk ishte proporcional, duke theksuar se rrezik më të madh paraqesin përpjekjet e Moskës që të rritet mundësia e fitores së presidentit Donald Trump.

“Kërcënimet nuk janë të barabarta”, tha Pelosi. “Rusia në mënyrë aktive pa ndalë është duke u përzier në zgjedhjet tona presidenciale. Ashtu ka bërë në vitin 2016, dhe ashtu bën edhe tani”. Ajo i bëri thirrje agjencive të inteligjencës që të “nxjerrin më shumë informata” rreth natyrës specifike të kërcënimeve, shkruan AP.