Trump kërkon hetime transparente për shpërthimin në Liban

Trump kërkon hetime transparente për shpërthimin në Liban
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar hetime transparente ndaj shpërthimit në Bejrut, ku si pasojë vdiqën 158 persona. Trump i është bashkuar samitit virtual ndërkombëtar që është aranzhuar për të ndihmuar Libanin.
“Presidenti ka bërë thirrje për qetësi në Liban dhe i njeh të drejtat legjitime të protestuesve për transparencë, reformë dhe llogaridhënie”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Protestat në Liban po vazhdojnë.
Macron bën thirrje për veprime të shpejta për të ndihmuar Libanin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të veprohet shpejt për të ndihmuar Libanin. Ai këto thirrje i ka bërë në samitin ndërkombëtar për ndihmë që po mbahet për Libanin, pesë ditë pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut, shkruan BBC.
Macron ka thënë se duhet që sa më shpejt të vijë ndihma për popullin e Libanit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po ashtu pritet t’i bashkohet samitit virtual.
Zyrtarët llogarisin se shpërthimi në një depo, ku ruheshin mbi 2000 tonë nitrat amoni, ka shkaktuar dëme deri në 15 miliardë dollarë.
Shpërthimi ka lënë të vdekur së paku 158 persona, 6000 të lënduar dhe 300 mijë të pastrehë, raporton BBC.
Protestat në Liban kanë filluar të shtunën, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj Qeverisë.
Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, ka thënë të shtunën se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si mënyrë për të dal nga kriza.
Samit virtual në ndihmë të Libanit
Liderët e shteteve të botës pritet të mbajnë një takim për të siguruar ndihma për Libanin.
Konferenca virtuale është organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën virtuale.
Zyrtarët e Libanit kanë vlerësuar se shpërthimi ka shkaktuar 15 miliardë dollarë dëme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbi 20 xhihadistë sirianë ikën nga burgu pas tërmetit

Më shumë se 5,700 ndërtesa të shkatërruar si pasojë tërmetit në Turqi

Greqi, tre emigrantë të vdekur pasi gomonja përplaset për një shkëmbi
Tërmet në New York

Katër të arrestuar në Turqi për krijim të panikut lidhur me tërmetin

Inteligjenca britanike: Rusia nisi operacione të mëdha, por i mungojnë trupat

OKB: Numri i të vdekurve në Turqi mund të shkojë në 20,000

Boeingu planifikon t’i shkurtojë rreth 2,000 vende pune

Fotografitë që tregojnë shkatërrimin në Turqi e Siri

Pamjet nga droni tregojnë shkatërrimin pas tërmetit në Turqi

Shkon në mbi 5000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi
