Botë

Zjarre të mëdha në Kaliforni, mijëra banorë evakuohen

Zjarrfikësit në Kaliforni të SHBA-së janë duke luftuar me zjarre të mëdha që kanë shkaktuar zhvendosjen e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 1.300 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë të cilët hedhin ujë, janë duke luftuar me zjarret që u ndezën të premten, raporton BBC-ja të hënën.

Disa zjarre po digjen në terren të rrëpirët, duke e bërë të vështirë qasjen nga zjarrfikësit.

Afro 7.800 banorë të këtij rajoni janë këshilluar që të evakuohen shtëpitë e tyre, transmeton KOHA.

Zjarret u ndezën në dy vende në Luginën Cherry, vend afër qytetit Beaumont, të premten.

Tani zjarri ka kapluar afro 10.703 hektarë sipas agjencisë Cal Fire, e cila po lufton këto zjarre.

Kjo agjenci shtetërore ka thënë se zjarri është ndezur për shkak temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe vegjetacionit të thatë në këtë rajon.